Deputeti, Kostaq Papa, akuzon Qeverinë e cila nuk kujdeset për fshatrat shqiptare në Greqi, Konicë, Gramoz, Delvinaq etj

Deputeti, Kostaq Papa, akuzon Qeverinë e cila nuk kujdeset për fshatrat shqiptare në Greqi, Konicë, Gramoz, Delvinaq etj

Deputeti, Kostaq Papa, i opozitës se re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, kritikoi qeverinë për reformën territoriale, që nuk ndihmon fshatrat shqiptarë brenda kufirit grek. “Meqë para meje ishte ministrja e Infrastrukturës e këshilloj që të rishikojë edhe njëherë tunelin e rrugës së Sarandës, sikur edhe me vjedhje të jetë ai të bëhet, se ju keni për t’i vjedhur paratë, por të bëhet, se nga ai përfiton edhe Çamëria. Ju shkatërruat Leskovikun. Si do të ndihmoni fshatrat shqiptare matanë kufirit, Konicës, Gramozit, Delvinaqit, çfarë do u thoni atyre, që do i ktheni në etni shqiptare sikur kanë qenë dhe janë prej shekujsh. Edhe marrëveshja që ofruat për detin ishte po aq tradhtare sa e para” tha ai. Por Ligoraq Karamelo, që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri reagoi ashpër duke kërkuar që gjuha e përdorur nga Papa të dënohet.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …