Kryetari Haliti falënderon qytetarët për kulturën e treguar në procesin zgjedhor

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune pas pjesëmarrjes se tyre në zgjedhjet e parakohshme 2019. Kryetari Haliti njëherit u ka shpreh falënderim qytetarëve për kulturën e treguar gjatë fushatës zgjedhore dhe procesit të votimit. Ai gjithashtu, u shpreh se ndihet i lumtur që qytetarët vitias kanë kaluar procesin demokratik të votimit në mënyrë të qetë dhe pa incidente të theksuar. Ai potencoi se kjo tregon kulturë dhe vetëdije të lartë qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …