Dhuna në familje po shënon rritje të madhe në krahasim me vitet e kaluara

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës mësohet se dhuna në familje po shënon rritje të jashtëzakonshme, nga viti në vit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga viti 2015 e deri në tetë mujorin e vitit 2019 janë raportuar 6 mijë 201 raste ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2019 janë raportuar 1 mijë 135 raste të dhunës në familje. Njohësit e shoqërisë dhe familjes kanë tërhequr vërejtjen se rastet e dhunës mund të jenë edhe më të mëdha por ato mbesin të raportuara për shkak të frikës nga pasojat e mëtejme që mund të vijnë nga denoncimi i dhunuesve. Duke folur për këtë dukuri shqetësuese, sociologu, Besim Gollopeni është cituar të ketë thënë se ajo që më së shumti pëson përveç viktimës, janë fëmijët e që ne më së paku si familje dhe shoqëri kujdesemi në këtë aspekt. Fëmijët gjithmonë dhunën në familje e përjetojnë si dika që ata janë shkaktari kryesor që po dërgojnë prindërit te dhuna. Reflekton një mungesë e suksesit, socializmit me bashkëmoshatarët dhe me rrethin ku jetojnë, por reflekton edhe në suksesin e mësimit dhe rritjen e agresivitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …