Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përkujton rektorin Ejup Statovci

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mban orë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të rektorit të UP-së, Prof. Dr. Ejup Statovci. Rektori, Ejup Statovci i dha mbështetje të pa rezervë protestave të organizuara nga studentët në vitin 1997 kundër uzurpimit që iu kishte bërë Serbia institucioneve edukativo-arsimore të Kosovës. Prof. dr. Ejup Statovci ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 deri më 1997.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: 17 vjet në NATO, Shqipëria forcon rolin si aleate e besueshme në sigurinë Euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke …