Turqi - Siri

Merkel, Makron e Johnson takohen me Erdoganin për të diskutuar për fushatën ushtarake turke ndaj kurdëve

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Britanisë, Boris Xhonson dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron kanë ndërmarr nismë të përbashkët për t’u takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Njoftohet se temë qendrore e këtij takimi do të jetë ofensiva e ushtrisë turke ndaj kurdëve. Në përfundim samitit evropian në Bruksel, presidenti francez,  Emanuel Makron theksoi se parashikonte me kancelaren gjermane, Angela Merkel  dhe kryeministrin britanik, Boris Xhonson të takohen në javët e ardhshme me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Është e rëndësishme që ne të mblidhemi dhe të koordinohemi, veçanërisht për të parë se si ta kthejmë Turqinë në qëndrime më të arsyeshme”, shtoi ai, më shumë se një javë pas fillimit të ofensivës turke kundër kurdëve në verilindje të Sirisë, ka theksuar presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …