Trupat amerikane që po tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut

Trupat amerikane që po tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut

Të gjitha trupat amerikane që tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen pjesën perëndimore të Irakut, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper. Sipas planeve të tanishme, Esper tha se rreth 1,000 ushtarët amerikanë do të jenë në gjendje gatishmërie në rast se paraqitet kërcënim nga rigrupimi i militantëve të Shtetit Islamik. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që forcat amerikane të kryejnë misione kundër terrorizmit nga Iraku në Siri. Por, ai u tha gazetarëve se detajet do të përpunohen me kalimin e kohës.  Donald Trump, ka thënë më herët se këto trupa do të kthehen në shtëpi  dhe se ushtarët amerikanë nuk janë në zona luftimesh apo armëpushimi.

Kontrolloni gjithashtu

Rodney Dixon: Veprimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së duhet kuptuar në kohë lufte

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, u përgjigj sot pyetjeve të Gjykatës …