Banorët e Busavatës së Dardanës, kanë protestuar kundër mbylljes së shumë shkollave në këtë komunë

Banorët e Busavatës së Dardanës, kanë protestuar kundër mbylljes së shumë shkollave në këtë komunë

Banorët e Busavatës së Dardanës, sot kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë, kundër mbylljes së shumë shkollave  në këtë komunë. Drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë, Abedin Maliqi, tha se si qytetarë do t’i thonë jo mbylljes së shkollës. Duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e mbylljes së shkollave, ai kërkoi të kthehet librat e ditarët në shkollat e tyre. Ai tha se nuk janë kundër reformës por jo atyre reformave që qojnë në mbyllje të shkollave.   Kurse, përfaqësuesi i shkollës “7 shtatori”, në Krilevë tha se janë kundër këtij vendimi që qon në mbyllje të dy shkollave që kanë më shumë se 100 nxënës. E përfaqësuesi i prindërve të Busavatës, Feim Maliqi tha se fëmijët nuk janë duke vijuar mësimin. Protestuesit kanë paralajmëruar protesta deri në vendimin e radhës. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …