Kryetari Haliti dhe Ministri Matoshi nënshkruan memorandumin për grantin e Performancës- Mjedisi i Pastër

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar memorandumin për Grantin e Performances- Mjedisi i Pastër pasi që komuna e Vitisë është përfituese e këtij granti në shumë prej 95. 660.00€. Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se Komuna të cilën ai e udhëheq ka punuar shumë dhe do të punoj në fushën e mjedisit duke potencuar se përveç se ata kanë punuar në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave ata kanë arritur ti shndërrojmë disa nga to hapësira të gjelbërta. “Dua të falënderoj ministrinë për grantin e përformancës në mjedis. Me të vërtetë ne kemi punuar shumë në krijimin e mjediseve të pastërta për qytetarët tanë. Megjithatë edhe në të ardhmen do të kujdesemi që të kemi një mjedis të pastër i cili është parakusht për një jetë të shëndetshme” u shpreh Kryetari Haliti. Përndryshe Granti i Performancës – Mjedis i Pastër është lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ).

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …