Biblioteka Komunale “Sulejman Krasniqi, në Rahovec ndau libra për SHFMU “Isa Boletini’’ në Rahovec

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, konkretisht Biblioteka Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, ndau një numër tituj librash për nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në qytetin e Rahovecit. Pas identifikimit të mungesës së titujve të rinjë në këtë bibliotekë, janë ndarë libra që kontribuojnë në pasurimin e bibliotekës me botime ndër më të reja. “Kjo iniciativë nga DKRS dhe DKA, është bërë me qëllim që ta  mbajë lexuesin sa më afër zhvillimeve dhe prurjeve të reja në literaturën vendore dhe atë botërore”, u shpreh Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …