Kryetari Jashari vizitoi klubin e futbollit “Drenica”

Gjatë ditës së martë, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka vizituar klubin e futbollit “Drenica” ku ka parë nga afër stërvitjet e tyre, me të cilët ka bashkëbiseduar për gjendjen e klubit dhe njëkohësisht iu ka premtuar mbështetje të pa kursyer gjatë rrugëtimit të këtij klubi. Ndër të tjera kryetari Jashari, ka shkruar: “Sot, vizitova klubin e futbollit “Drenica”, klubin e zemrës të mijëra tifozëve, aty i përcjella nga afër një pjesë të stërvitjeve të tyre dhe në bashkëbisedim me ta, ju premtova që gjithmonë do ta kenë mbështetjen tonë, gjithmonë do të jemi pranë tyre, me aq sa kemi mundësi të përkrahim.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …