Në fshatin Sllup të Deçanit asfaltohen të gjitha rrugët

Punët po ecin mbarë, qytetit dhe fshatrave të komunës se Deçanit, po u krijohen kushte të mira për të jetuar, kështu tha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku qëndroi në fshatin Sllup, për të pa nga afër asfaltimin e të gjitha rrugëve të këtij fshati. I shoqëruar nga Kolonel Abdyl Mushkolaj, bashkëpunëtor të tjerë dha banorë të këtij fshati, ata vlerësuan larët këto investime të cilat ju mundësojnë banorëve të kësaj ane një qasje më të lehtë me fshatrat e përafërta dhe qytetin. Mbikëqyrësja e këtyre punimeve Hyse (Nitaj) Dinaj, tha se në fshatin Sllup, tashmë me asfaltim përmbyllet e tërë infrastruktura sepse këtu është përfundua edhe kanalizimi i ujarëve të zeza, kanalet e ujitjes, muret mbrojtëse aty ku është paraqit nevoja dhe po asfaltohen tri rrugë në lagjet; Mazrekaj, Haderxhonaj dhe Lokaj. Nuk do të mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar e kjo falë punës me përkushtim të Institucionit Komunal, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeveris Haradinaj, ky fshat është përfitues i këtij projekti jetik ku në të njëjtën kohë ka zgjidh problemin infrastrukturorë ku me këtë rritë edhe Zhvillimin Ekonomik të kësaj ane.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …