KPF në Deçan mbajti takimin e IX-të të rregullt

Komiteti për politik dhe Financa në Komunën e Deçanit mbajti takimin e IX-të të rregullt, ku për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i raportit statistikor të Drejtorisë së arsimit,

  3. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2018,

  4. Shqyrtimi i raportit nëntë (9) mujor të shpenzimeve,

  5. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës,

  6. Shqyrtimi i kërkesave,

  7. Të ndryshme.

Takimi e hapi kryesuesi i Asamblesë Komunale Dr. Haki Shehaj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përfaqësues të OSBE-së, drejtorë të dikastereve përkatëse që kishin edhe pikat e rendit të ditës për diskutim. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, ku dhe kanë marrë sqarimet e duhura nga kryetari Ramosaj dhe Drejtorët e pranishëm në takim. Pas debatit të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtaret e KPF-së që të diskutohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale. Po ashtu në të ndryshme u diskutuan edhe disa çështje të tjera me rendësi të cilat do të jenë temë e diskutimit në seancën e rregullt në kuvend e cila do të mbahet me 31.10.2019 e enjten me fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit pranon donacion një maqinë-fshisë nga bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e komunës, z. …