Doli në dritë monografia, Sadri Sahit Çatani, vepër e autorit, Ahmet Qeriqi

Doli në dritë monografia, Sadri Sahit Çatani, vepër e autorit, Ahmet Qeriqi

Sektori i botimeve i Radios-Kosova e Lirë ka nxjerrë në dritë monografinë, Sadri Sahit Çatani. Këtë vepër, pas një pune të gjatë hulumtuese e studimore e ka sjellë para lexuesve, profesor, Ahmet Qeriqi, i cili ka më shumë se 40 vjet që merret me jetën dhe veprimtarinë e krerëve dhe luftëtarëve të NDSH-së, lëvizje kjo që shkëlqeu me një program idealist kombëtar, duke mos u pajtuar me partizanët as me ballistët,  në vitet më të rënda, në ndeshjet e ashpra por edhe vendimtare  të historisë  sonë kombëtare prej vitit 1943 e deri në vitin 1951, kur bie në pritë të UDB-së dhe likuidohet mizorisht çeta e Hasan Remnikut.

Në vazhdën e botimeve për luftëtarët e NDSH-së, Ahmet Qeriqi, me ndihmën që i ka bërë familja Çatani  nga  fshatit Duhle, tani me vendbanim në Kraishtë të Lypjanit, por  me punë Gjermani, ka botuar monografinë për Sadri Sahit Çatanin, të njohur në popull si Sadri Duhla, i cili ka qenë një luftëtar për shumëçka i veçantë i radhëve të Lëvizjes kombëtare në përgjithësi,  në veçanti i LNDSH-së.

 

Sadri Sahiti i lagjes Çatani të fshatit Duhël, ishte një luftëtar popullor, një kryengritës i lindur në kohën kur shumica e trevave historike  shqiptare të katër vilajeteve, me ndihmën e Rusisë dhe bekimin e Evropës ishin  grabitur  nga serbët, grekët, bullgarët e malazezët.

I rritur nën robërinë më të egër të kohës të së ashtuquajturës, Mbretëri Serbe-Kroate-Sllovene, e cila kishte hartuar dhe po zbatonte plane për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, Sadri Sahiti që në fëmijëri kishte përjetuar mbi supe barrën e robërisë.         

I frymëzuar nga tradita  familjare nga kënga dhe tradita kombëtare, nën ndikimin e ideve të Ramë Bllacës, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i cili kishte kundërshtuar politikën antishqiptare të regjimit të “Kralevinës”, Sadri Sahiti ishte burrëruar para kohe me idenë e çlirimit  dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një Shqipëri.

Prej vitit 1941 e deri në vitin 1947 kishte vepruar dhe kishte luftuar intensivisht në çlirimin dhe mbrojtjen e Kosovës nga pushtuesit serbë. Për shkak të aktivitetit të tij luftarak kundër Jugosllavisë së Titos, Sadri Duhla ishte dënuar 1o vjet burg të rëndë, ndërkohë që iu kishin marrë edhe të drejtat qytetare dhe iu kishte konfiskuar një pjesë e pasurisë së patundshme.

Prej daljes nga burgu e deri në vitin 1987 kur ndërroi jetë,  ai jetoi në familje, i mirëpritur dhe i dashur nga miqtë, i vëzhguar  nga bashkëpunëtorët e regjimit titist, por kurdoherë i paepur, i pathyeshëm në idealin e tij çlirimtar. 10 vjet pas vdekjes në arenën e historisë dhe rikthimit të idealit të luftës së armator, doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila luftoi dhe me ndihmën e NATO-s nga ajri korri fitoren historike, fitoren për të cilin kishin rënë, ishin torturuar  e mbajtur nëpër burgje, dhjetëra mijëra liridashës të Kosovës e trojeve shqiptare nën robërinë sllave, në mesin e tyre edhe Sadri Çatani.

 Bija e tij, Sevdie Çatani-Kolgeci duke evokuar kujtimet për babanë thotë: “Atë ditë kur i pashë trimat e UÇK-së me armë në dorë  nëpër malet e Kosovës, mu duk se e pashë gjallë babën tim”…

Doli në dritë monografia, Sadri Sahit Çatani, vepër e autorit, Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Shtëpia botuese “Bota shqiptare” nxori në dritë librin e autorit, Peter Lukas “Misioni Amerikan në Shqipëri”, përkthyer në gjuhën shqipe.

Shtëpia botuese “Bota shqiptare” nxori në dritë librin e autorit, Peter Lukas “Misioni Amerikan në Shqipëri”, përkthyer në gjuhën shqipe

Shtëpia botuese “Bota shqiptare” nxori në dritë librin e autorit, Peter Lukas “Misioni Amerikan në …