Organizatat e shoqërisë civile reagojnë lidhur me akuzat drejtuar Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka

Valdete Daka thotë se nuk ka nevojë të kontestohet vendimi i Supremes për votat e diasporës, ato do të numërohen

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që sot të mos numërohen votat e diasporës, pas përgjigjes së marrë nga Gjykata Supreme që vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të këtyre votave. Pas mbledhjes, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, njoftoi se nuk ka nevojë të kontestohet vendimi i Supremes pasi që sipas saj duhet respektuar ky vendim dhe të nisin punën sa më parë. Ilir Gashi nga PDK-ja ka thënë se është krijuar një precedent dhe është shkelur Ligji për zgjedhjet, por sipas tij është shqetësuese për të se çka do të bëjë KQZ-ja me 1750 pakot e ardhura më 17 tetor duke theksuar se ndoshta ka ende pako që po vijnë. Ndërsa për Sami Hamitin nga LDK, vendimi i Supremes përbënë precedent, sipas tij me këtë po shkelet Ligji për zgjedhjet duke e bastarduar këtë proces zgjedhor që sipas Hamitit ka shkuar për mrekulli më 6 tetor. Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, deklaroi se vendimi i Supremes është shumë i drejtë që ka vendosur pro numërimit të votave nga diaspora. Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se votuesit nuk kanë faj për arritjen me vonesë të fletëvotimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …