Udhëheqësi i Grupit punues nga radhët e LDK-së për negociata me Vetëvendosjen, Avdullah Hoti paralajmëron se shumë shpejt do të përmbyllen diskutimet e grupeve punues në mes këtyre dy partive për koalicionin qeverisës. Ai thotë ka përafrime të madhe mes dy partive, të cilës mbetet që liderët Isa Mustafa dhe Albin Kurti t’ua japin vulën përfundimtare të marrëveshjes. Hoti nuk përjashton mundësinë që në nëntor të formohet qeveria e re dhe të konstituohet Kuvendi, por ‘hatri’ i këtij të fundit po i mbetet te KQZ-ja që po e zvarrit tash e gati një muaj procesin e numërimit të votave. Kjo zvarritje e KQZ-së, Hoti thekson se është edhe një sinjal për qeverinë e ardhshme për një reformë edhe në këtë fushë që duhet të ndodhë, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të procedohet shpejt dhe të formohen shpejt institucionet e reja, pasi është e paarsyeshme të bëhet një muaj gati dhe institucionet përgjegjëse të mos jenë gati të kryejnë detyrat e tyre kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …