Ish-këshilltarja për sigurinë, Fiona Hill, ka dëshmuar përpara Kongresit Amerikan kundër kryetarit D. Trump

Ish-këshilltarja për sigurinë, Fiona Hill, ka dëshmuar përpara Kongresit Amerikan kundër kryetarit D. Trump

Ish-këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë, Fiona Hill ka dëshmuar përpara Kongresit Amerikan si pjese e hetimit nisur kundër kryetarit. Ajo është pyetur edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Katlin Kavalec. Në këtë dokument të deklasifikuar të kongresit është zbardhur përgjigja e zonjës Hill, nga ku ajo qartësisht jep shpjegime se kandidatura e zonjës Kavalec, u minua pas përfshirjes së një kompanie lobimi e kontraktuar nga Partia Demokratike në Shqipëri. “Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Kris Stile për ta hequr atë si të nominuar. Ky është një shembull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”- tha  zonja Hill. E gjitha kjo ka deklaruar Fiona Hill u përdor për ta shkatërruar atë dhe kandidaturën e saj u tërhoq nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …