Deçani e mban fjalën për një ambient të pastër

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e saj, Komuna e Deçanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Kompaninë Komunale për grumbullimin e mbeturinave N.P.L “Higjiena” kanë nisur grumbullimin e mbeturinave sipas planit të paraparë në fshatin Isniq. Ndërsa ekipet e koordinuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim , në bashkëpunim me Kompaninë Komunale ,,Higjiena’’ gjatë tërë ditës kanë regjistruar ekonomit familjarë në fshatrat Llukë e Ulët , Lumbardh dhe Prapaqan. Deçani falënderon banorët për bashkëpunimin e tyre me qëllimin e përbashkët për një Komunë të Pastër dhe Ekologjike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …