Bashkim Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, Roberto Vergori

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës. Gjatë takimit, Jashari i ka uruar Vergorit suksese në përgjegjësinë e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy forcave, koordinimi institucional dhe rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë. Të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në shërbim të sigurisë. Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it mbetet një element i rëndësishëm i koordinimit në fushën e sigurisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Më 16 shtator u bë krim ndaj drejtësisë

Zyrtarja e lartë dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që …