Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku, si anëtare të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij grupi, duke theksuar rëndësinë e kontributit institucional në këtë proces. “Si kryetare e Kuvendit, unë kam thirrur në vazhdimësi takime me anëtarët e tjerë, çka sapo e deleguam në këtë grup, në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të japë kontribut maksimal. Por, po ashtu, natyrisht që do të ftohen edhe ekspertë të fushës që mund të japin kontributin e tyre profesional në këtë grup”, ka deklaruar Haxhiu. Caktimi i Vlora Çitakut synon të sigurojë përfaqësimin e Kuvendit në këtë mekanizëm, i cili do të punojë për harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
