Çlirim Haziri paralajmëron rikthimin në shesh: Nuk kemi hequr dorë nga kërkesat tona!

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se ndalja e tubimeve të përnatshme nuk nënkupton tërheqjen nga kërkesat e protestuesve, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës. Haziri ka theksuar se do të përcjellin nga afër çdo vendim institucional dhe do të kërkojnë llogari për zotimet e bëra, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në shesh në rast se institucionet zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë. “Fakti që ne nuk jemi çdo natë në shesh, nuk do të thotë që kemi hequr dorë nga kërkesat tona”, ka deklaruar Haziri. Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të vlerësojnë çdo veprim të institucioneve dhe të kërkojnë përgjigje për çështjet që i kanë ngritur, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar dhe për të kërkuar llogari mbetet e pacenueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri kritikon Qeverinë për gjendjen ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë …