Në Skenderaj u mbajt marshi sensibilizues në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Nën organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Skenderajt, u mbajt marshi sensibilizues në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim të promovimit të rëndësisë së ekzaminimeve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari, z. Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Adelina Spahiu-Alija, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Hasan Hoti, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, staf mjekësor, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë.

Përmes këtij marshi u përcoll mesazhi i rëndësishëm se kujdesi për shëndetin dhe ekzaminimet me kohë mund të shpëtojnë jetë. Njëkohësisht, u shpreh solidariteti dhe mbështetja për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve sensibilizuese që promovojnë shëndetin publik dhe rrisin vetëdijesimin qytetar për rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor.

Ekzaminohu me kohë, sepse jeta është e çmuar!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt

Në Viti sot është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe …