Screenshot

Kompletohet Grupi Punues për Apelin në Hagë, këto janë emrat e partive politike

Është përcaktuar përbërja e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Në këtë mekanizëm do të përfaqësohen institucionet e Kosovës dhe partitë kryesore politike. Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që përfaqësuesja e këtij institucioni në grup të jetë nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku. Sipas përbërjes së bërë publike, partitë politike do të përfaqësohen nga këta deputetë: Lëvizja Vetëvendosje – Adnan Rrustemi, Partia Demokratike e Kosovës – Uran Ismaili, Lidhja Demokratike e Kosovës – Kujtim Shala, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Bekë Berisha, Ndërkohë, Qeveria ka bërë të ditur më herët se kryetar i Grupit Punues do të jetë zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca. Përfaqësuesi i Presidencës së Kosovës në këtë grup ende nuk është bërë i ditur. Themelimi i Grupit Punues synon koordinimin dhe harmonizimin e qëndrimeve institucionale të Kosovës lidhur me procedurat e Apelit në Hagë, ndërsa përfaqësimi politik dhe institucional pritet të shërbejë si bazë për hartimin e strategjisë për këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Më 16 shtator u bë krim ndaj drejtësisë

Zyrtarja e lartë dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që …