Edi Rama: Durim me protestuesit, forcë ndaj gurëhedhësve e zjarrvënësve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë shtatë ditëve të protestave, duke shprehur mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit. Rama i ka cilësuar efektivët e policisë si më të mirët në përballimin e situatës së krijuar, ndërsa u ka bërë thirrje të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë. Përmes një deklarate, kreu i qeverisë shqiptare ka dalluar protestuesit nga personat që, sipas tij, përdorin gurë dhe vënë zjarrin gjatë përplasjeve. “Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, ka deklaruar Rama. Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa thirrjet për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e rendit publik mbeten në qendër të debatit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Më 16 shtator u bë krim ndaj drejtësisë

Zyrtarja e lartë dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që …