Deçani festoi Ditën e Gështenjës – simbol të traditës dhe trashëgimisë sonë!

Në Deçan u mbajt Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës”, një aktivitet që promovon vlerat kulturore, traditën dhe rëndësinë ekonomike të gështenjës për shumë familje të komunës sonë.

Në këtë festë morën pjesë kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, përfaqësues institucionalë, artistë, piktorë, alpinistë dhe qytetarë të shumtë.

Programi festiv u pasurua me aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, ekspozita të piktorëve, performanca të ansambleve me muzikë e valle tradicionale, si dhe aktivitete të alpinistëve në shtigjet e bukura të Deçanit.

Gështenja, ndër breza, ka qenë burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë familje deçanase, duke mbetur simbol i punës, përkushtimit dhe trashëgimisë sonë.

Komuna e Deçanit falënderon të gjithë organizatorët, pjesëmarrësit dhe qytetarët që kontribuuan në realizimin e kësaj feste, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e traditës, kulturës dhe vlerave tona vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt

Në Viti sot është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe …