Lëvizja Vetëvendosje marshon më 28 Nëntor në Tiranë me kërkesën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve

Lëvizja Vetëvendosje marshon më 28 Nëntor në Tiranë me kërkesën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një marsh kombëtar, të cilit i janë bashkërenduar edhe disa kërkesa që në krye kanë bashkimin kombëtar. Këtë e ka bërë të ditur edhe anëtari i Bordit të Vetëvendosjes në Tiranë, Hysamedin Feraj. ”Ky marshim është një ngjarje që i kthen gjërat për së mbari. Është përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve, të një shteti shqiptar, i cili u gjymtua shumë shpejt. 28 Nëntori duhet të jetë një ftesë. Më 28 Nëntor ne i respektojmë ata që shpallën pavarësinë, duke iu dëshmuar se kanë lënë dikë prapa dhe që vazhdon atë projekt dhe ai nuk është i vdekur. Mënyra më e mirë e përvjetorit të Pavarësisë është që të dëshmojmë se jemi këtu, jemi në atë projekt”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …