KQZ

KQZ: Rinumërimi i më shumë se 1 400 vendvotimeve mund të përfundojë më herët se sa që ishte pritur

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë me dije se rinumërimi i më shumë se 1 400 vendvotimeve mund të përfundojë më herët se sa që ishte pritur. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka pohuar për “KosovaPress” se i gjithë procesi ishte planifikuar të përfundojë të hënën e ardhshme, por në bazë të dinamikës së deritanishme, ky proces pritet të përfundojë një ditë më herët. “Besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfundojë i gjithë ky proces. Sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1 400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Duke qenë se kanë mbetur për t’u rinumëruar 438 vendvotime pasi deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87 për qind, po besojmë se procesi i rinumërimit mund të përmbyllet një ditë më herët, të dielën”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …