Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

OVL-UÇK në Dukagjin: Derisa të jetojë shqiptari i fundit liridashës, nuk do të lejohet që të dëmtohet Kosova

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka reaguar kundër Gjykatës Speciales, ndryshimit të territoreve dhe mini-shengenit, duke thënë se derisa të jetojë shqiptari i fundit liridashës, nuk do të lejohet që me trysni, shantazhe e propaganda të hapet terreni që të dëmtohet Kosova, të ndryshohet territori i tij apo të jemi pjesë e ndonjë “mini-jugosllavie”. OVL e UÇK-së thotë se do të jetë në mbrojtje të të gjithë atyre që do të bien pre e këtij gjahu të shtrigave, që assesi nuk po ndalet që pas çlirimit, e do të kundërshtojë me vendosmëri të plotë, të gjitha planet djallëzore kudo që thuren ato”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …