Cakaj: Pasivizimi i shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk përbën vetëm qasje përjashtuese por edhe dëmtim të demokracisë

Cakaj: Pasivizimi i shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk përbën vetëm qasje përjashtuese por edhe dëmtim të demokracisë

Ministri i jashtëm në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit politik të Kosovës Lindore, ku ka thënë se pasivizimi i vendbanimeve në këtë trevë nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe dëmtim përmbajtjesor të demokracisë atje. Cakaj ka shkruar se bashkëkombësit tanë atje nuk janë vetëm një faktor margjinal por një aset shumë i vyer shoqëror e kombëtar. Sipas tij, do të vazhdojnë të artikulojnë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojnë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Ai ka thënë se është jashtëzakonisht krenar me vullnetin e tyre për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …