Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se nesër për disa orë do të mbyllet autoudha “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se nesër për disa orë do të mbyllet autoudha “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të shtunën, nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”. Sipas ministrisë, kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor. “Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit nga Shtimja shpallen kampionë në Super Finalen e Garës së Robotikës KML Open 2024-25

Sot më 28 qershor, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, …