Me rastin e fillimit të mësimit, Policia u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit

Policia e Kosovës apelon të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të prezencës se mjegullës

Policia e Kosovës  përmes një njoftimi ka bërë apel tek qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë. “Mjegulla më e ndenjur mund të jetë afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, thuhet në apelin e policisë. Policia këshillon shoferët që të ndezin dritat gjatë ngasjes por jo dritat me rreze të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …