Brickos

Visar Ymeri

Visar Ymeri: Thaçi e Mustafa nuk e bëjnë dot pushtetin pa “Zajednicë”, por ne nuk i ndalim protestat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka thënë se votimi i Thaçit për kryetar nuk mund të bëhej pa bekimin e Vuçiqit dhe ai votim do t’i kushtojë Kosovës me kosto marramendëse, rrezikon t’i kushtojë Kosovës me themelimin e “Zajednicës”.  I pyetur rreth seancës së ardhshme, ai ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen dhe se tani ka edhe më shume arsye që të protestohet dhe kundërshtohet, sidomos siç tha ai pas kontrabandimit të Thaçit për President dhe kapjes së shtetit. “Ne do të vazhdojmë me mënyrat e njëjta”, ka theksuar Ymeri. Ai ndër të tjera foli edhe sa i përket mundësisë së themelimit të komunës së Prelluzhës, duke thënë se me themelimin e saj, Serbia merr ingerenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit në Kosovë. “Themelimi i komunës së Prelluzhës i jep të drejtë kësaj si komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit për prodhimtarinë e energjisë elektrike. Përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në Zajednicën që Thaçi dhe Mustafa po duan ta themelojnë e që do të jetë e kontrolluar nga Serbia atëherë në këtë mënyrë Serbia merr ingerenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit në Kosovë”, ka deklaruar Ymeri. Ai ka theksuar se Serbia po i ofrohet sa më shumë bazenit të linjitit e që gjithmonë ka dashur ta ketë në kontroll.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …