NË MIT SHËNOHET 25 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE PËR ELIMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRUAS

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, me një aktivitet simbolik u shënua 25 nëntori –Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo fushatë, u organizua me qëllim të sensibilizimit për eliminimin e dhunës ndaj gruas, i cili aktivitetet organizohet në mbarë botën, i jep asaj karakter mbarënjerëzor. Dhuna ndaj gruas është një problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhuna ndaj gruas duhet që të eliminohet, dhe për këtë duhet të angazhohen të gjithë – femra e meshkuj në mbarë botën. Eliminimi i dhunës ndaj gruas duhet që të mos trajtohet vetëm si problem i grave, sepse çdokush mund të jetë objekt i dhunës – gratë, nënat, motrat dhe bijat tona. Në sesionin e 54-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur në dhjetor të vitit 1999, është miratuar Rezoluta 54/134, me të cilën 25 nëntori është shpallur ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës  ndaj gruas, që simbolizohet me “Kordelen e bardhë”. Andaj edhe këtë vit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit është përgatitur mesazhi sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, që do t’iu dërgohet nëpërmjet postës elektronike, si dhe shpërndarja e “Kordelës së bardhë”. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit edhe në periudhën vijuese, në rrafshin e zbatimit të obligimeve ligjore dhe me qëllim të arritjes së standardeve më të larta shoqërore, do të vijoj me zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, përfshirë këtu edhe masat afirmative për barazi gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …