Biblioteka Kombëtare të Kosovës e shënon 75 vjetorin e themelimit por ende përballet me sfida të ndryshme infrastrukturore

Biblioteka Kombëtare të Kosovës e shënon 75 vjetorin e themelimit por ende përballet me sfida të ndryshme

Në 75 vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u tha se ky institucion ende po përballet me sfida të ndryshme, e në veçanti ato infrastrukturore. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare” Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku tha se që nga themelimi, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka ruajtur materiale të shtypura. “Në kohën e përzënies së shqiptarëve, biblioteka u degradua dhe vështirë u rimëkëmb. Me këtë fond bibliotekar është dashur shumë punë dhe mund, vuajtje e dëshpërim”, tha ai. Suzana Qapriqi nga këshilli drejtues i bibliotekës, tha se ky institucion edhe më tutje po përballet me sfida të ndryshme. “Biblioteka Kombëtare ka rëndësi jetike për një vend. Arsyeja për t’iu gëzuar këtij përvjetori është një histori përpjekjesh me të cilat u ballafaqua ky institucion, e që sot ekziston. Biblioteka Kombëtare e Kosovës ende nuk ka arritur t’i lë mbrapa disa sfida, në planin e infrastrukturës, uji që pikon nga çatia. Për t’i tejkaluar këto probleme”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …