leoni

FINCA dhe qendra informative për bujqësi mbajtën takim më fermerët –blegtoret komunës së Deçanit

Përmes ligjëratave nga njohës të fushave përkatëse padyshim se sjell edhe njohuri në lëmin e caktuar. Në ambientin komunal të Deçanit Institucioni mikro-finaciarë –FINCA, me seli në Deçan në bashkëpunim më qendrën informuese, kanë mbajtur një takim të përbashkët me blegtorët dhe fermerët e komunës së Deçanit. Tema e këtij takimi ishte: Transferimi i principeve të reja Tekniko –teknologjike ne prodhimtarin e qumështit të lopëve deleve dhe dhive. Organizatorët e këtij trajnimi një ditorë Genc Kameraj –menaxher i degës FINCA në Deçan, Selim Ramosaj, analistë i agrobizneseve në bashkëpunim me qendrën e informimit në sektorin e Bujqësisë, në vazhdimësi organizojnë trajnime të tilla në kuadër të planit vjetorë në mënyrë që të jenë sa më afër fermerëve të komunën së Deçanit, më ligjërata nga trajner-profesor universitarë të dëshmuar në shkencën e blegtorisë si Prof.Dr.Hajrip Mehmeti. Blegtorët Deçanas, e vlerësuan nivelin e lartë të organizimin, sponsorizimin dhe ligjërimin e Prof. Mehemtit që dha njohuri të reja dhe zbatimi e njohurive në praktika për blegtorët tanë si në vendet Evropiane. Bajram Çaku, këshilltar publik në shërbimet këshillimore të komunës se Deçanit, nderë të tjera tha se jam jashtëzakonisht i kënaqur me organizime të tilla me vet faktin se fermerët-blegtorët, shprehin interesimin të jen pjesëmarrës për të marrë përvoja të reja të cilat edhe kanë mundësi ti jetësojnë në fermat e tyre, e këto ndikojnë direkt në rritjen e kapaciteteve në fermë dhe krijojnë të hyrat më të mëdha të atyre që i praktikojnë këto përvoja. Për organizime të tilla presim edhe në të ardhmen mbështetjen financiarë për trajnime të tilla si nga institucionet financiare në këtë rast nga FINCA po ashtu edhe nga organizatat jo qeveritare nga fondet qeveritare dhe ato të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …