leoni

Forca e Sigurisë të Kosovës niset për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë

Forca e Sigurisë të Kosovës niset për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë

Pas marrjes së urdhrit nga Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Taskë Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban,  i pajisur me mjetet teknike të specializuara, u nisën sot në mëngjes për t’i ndihmuar autoritet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj. Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të Kërkim–Shpëtimit Urban, një ekip K-9, (njësi e përgatitur e qeneve) për situata të tilla, Ekipi i komunikimit, Policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë. Lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, njoftoi: “Varësisht prej nevojave që do të paraqiten në terren, ne  jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me kapacitete shtesë”.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …