Shpenzimet e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe ish-ministrave të Kosovës pas dorëheqjes më 19 korrik 2019

Qeveria e Kosovës i ndanë 500 mijë euro ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmetet në mëngjesin e sotëm

Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë që të ndajë si shumë fillestare 500 mijë euro për ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmetet në mëngjesin e sotëm. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është thellësisht i prekur nga tragjedia në Shqipëri, ku deri më tash është raportuar për 13 viktima dhe qindra të vdekur, si dhe dëme të mëdha materiale. Ai po ashtu ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave që të bëjë vlerësimin në nivel të vendit të sistemit të alarmit dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për të qenë të përgatitur. “Sot kam marrë konfirmimin prej të gjitha institucioneve të vendit që ekziston një protokoll i gjithanshëm e nëse Kosova preket, lutemi që jo, të jemi të gatshëm të përballemi me një gjendje të tillë”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …