KOMPANITË E MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE NGA KOSOVA ARRIJNË NË SHQIPËRI

Të prekur thellësisht nga tragjedia që ka goditur Shqipërinë, ju njoftojmë se ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka autorizuar kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje të rrugëve, të udhëtojnë drejt Shqipërisë, që me punëtorët e tyre dhe mjetet e punës, t’i dalin në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit. Tashmë kanë arritur në Shqipëri 6 kompani të organizuara dhe të udhëhequra nga zyrtarët e ministrisë. Ky veprim është bërë në dakordim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe bazuar në legjislacionin e Kosovës në fuqi, pas iniciativës së kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndihmohet Shqipëria me të gjitha kapacitetet. MIT vazhdon të jetë e gatshme për koordinim të vazhdueshëm dhe efikas për të ndihmuar këtë situatë shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …