Brickos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se janë nxjerrë 41 persona nga gërmadhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se janë nxjerrë 41 persona nga gërmadhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se janë nxjerrë 41 persona nga gërmadhat, ndërsa shumë shtete kanë shprehur gatishmërinë dhe po vijojnë që të sjellin ndihma në Shqipëri. “Kemi nxjerrë 41 persona nga gërmadhat. Kryetarë shtetesh më kanë njoftuar se do të nisin skuadra emergjencash. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës me porosi të kryetarit Hashim Thaçi, i cili ka shprehur gatishmërinë për  të ndihmuar shtetin vëlla. Kanë mbërritur helikopterë italianë dhe një skuadër nga Mali i Zi, nga Greqia, Turqia, Franca, Gjermania dhe Amerika. Kjo fatkeqësi kërkon kurajo dhe durim dhe qetësi. Janë të lehta të thuhen në këtë situatë ekstreme, por bashkë do ta përballojmë këtë tragjedi të madhe të natyrës. Mjekët dhe infermierët në gatishmëri. Çfarë nuk të vret të forcon. Plaga e sotme e madhe do të na bëjë më të fortë nesër”, tha Rama. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes njofton se ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …