Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvilluan punimet e sesionit vjeshtor të Konferencës „FSK dhe Partnerët 2019“

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvilluan punimet e sesionit vjeshtor të Konferencës „FSK dhe Partnerët 2019“

Në Ministrinë e  Mbrojtjes, nën organizimin e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit të Planifikimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, u zhvilluan punimet e sesionit vjeshtor të Konferencës „FSK dhe Partnerët 2019“. Në këtë konferencë morën pjesë ambasadorë dhe atashe të mbrojtjes nga vendet partnere si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Shqipëria, Kroacia, Italia, Turqia, Franca, Holanda, Belgjika, Çekia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe për herë të parë edhe Jordania. Në hapje të Konferencës morën pjesë: Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zv. ministri i Mbrojtjes Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. sekretari i përgjithshëm i MM-së z. Faruk Geci, drejtori i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s gjeneral brigade Michael Oberneyer, si dhe oficerë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …