Pas situatës se krijuar në Shqipëri, qytetarët tanë janë mobilizuar për grumullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit në Shqipëri qytetarët tanë janë mobilizuar për grumullimin e ndihmave

Pas tërmeteve që goditën në Shqipëri, Kosova bëri detyrën vëllazërore duke u mobilizuar menjëherë. Përpos ndihmës që shteti i ofroi në bazë të kapaciteteve të tij edhe qytetarët, organizatat dhe grupet e tifozëve u mobilizuan në të gjitha sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Mbrëmë janë dërguar kamionë me ndihma drejt Durrësit, ndërsa sot do të vijojë grumbullimi i i ndihmave të tjera në të gjitha qytetet kryesore, aty ku njerëzit e vullnetit të mirë kanë shpalosur një flamur kombëtar. Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” tifogrupi Plisat do të vijojnë prej orës 10 grumbullimin e ndihmave. Në Gjakovë, në sheshin pranë Çarshisë së Vogël tifogrupet Kuqezinjtë e Jakovës dhe 1927 do të presin ndihma, ndërsa të njëjtin aktivitet kanë organizuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe Kryqi i Kuq. Në Pejë pritet të vijojë aksioni për grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur në Shqipëri. Edhe Gjilani, Ferizaji dje iu kanë përgjigjur masovisht thirrjes për ndihma dhe qytetarët pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe sot.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …