Gjatë ditës së nesërme pritet nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Gjatë ditës së nesërme pritet nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e kryetarit të vendit dhe kryekuvendarit. Në takimin që u mbajt dje në mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri. Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Vetëvendosjes, pesë LDK-së, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera. Lutfi Haziri nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vije koha”. Informacione nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet nesër, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Vetëvendosjes. Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …