Kryetari Latifi kujton Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka shkruar: Sot, në tërë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, si një ditë me rëndësi për mbrojtjen e të drejtave themelore për jetë. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut – është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është kusht bazik për mirëfunksionimin e secilës pore në shoqëri. Mbrojtja e këtyre të drejtave është obligim i çdo shteti e çdo individi. Përveç që të drejtat e njeriut mbrohen me akte shtetërore, ato mbrohen edhe me akte të shumta ndërkombëtare, e që shumica zbatohen drejtpërdrejtë edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …