Mbetje mortore

KMDLNJ: Çështja e personave të zhdukur nuk është trajtuar si duhet por është eksperimentuar me mbetje mortore

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate për media vlerëson se është bërë gabim që çështja e personave të zhdukur nuk është konsideruar dhe nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut dhe çështje humanitare por si çështje politike. Prandaj politika ka qenë pengesë e ecjes përpara dhe të suksesshme  të këtij procesi, thuhet ndër të tjera në komunikatë. KMDLNJ ka identifikuar  problemet  që nga viti 1990 – 2019 për mos-zbardhjen e fatit për personat e zhdukur si: mungesa e vullnetit të faktorit ndërkombëtar për zbardhje të fatit të personave të zhdukur, politizimi i skajshëm i çështjes; mungesa e parimit apo zbatimi i standardeve të dyfishta të organizatave ndërkombëtare; mungesa e një baze e të dhënave etj. KMDLNj nëpërmjet kësaj komunikate ndër të tjera përmend edhe rastin kur një person i quajtur Hoze Pablo Barabar, i cili është marr me të zhdukurit ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duke dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …