Isa Mustafa

Nebih Rexhepi: Isa Mustafa nga maja e Ajsbergut, mund të shkaktojë tërmet politik

Ajsbergu mund të shfaqet në ëndrra të ndryshme, ka një kuptim simbolik dhe shpirtëror. Ajsbergu ju referohet se jeni të ngrirë në veprimet, mendimet ose ndjenjat tuaja, dhe duket si një paralajmërim në ëndërrën taj për t’ju thënë të shkrihët, zbutet dhe lëshohët. Gjeografikisht, është një copë e madhe akulli, që lundron në ujë të hapur. Për shkak të nryshimit rapid të klimës globale, gjithnjë e më shumë po shkrihën.

Tërmeti, është lëkundja e sipërfaqës së Tokës që vjen si rezultat i një lëshimi të papriturë të energjisë në litosferën e Tokës që krijon valë sizmike. Të parët që e ndiejnë tërmetin janë: pulat, qenët, mijët, etj. Por, ka njerëz me para-ndjenja që e shohin tërmetin ende pa ndodhur, siq bëri Ilir Meta.

I tillë po del edhe Isa Mustafa, me veprime mjaftë të çuditëshme. Për, këto veprime të tija, duhët rikujtuar atë thënjen e popullit : “është çuar peshë”. Isa Mustafa po del të jetë poltikani më diskutabil i gjithë kësaj periudhe kohore. I ndërron mendimet me arsyt që vetëm ai i din, idealisht i pa konceptuar, sepse ka kaluar nëpër të gjitha strukturat komuniste jugosllave. Sipas të gjitha gjasave bazuar edhe në veprimet e sotme, aty i’ju ka ndalur koha, akrepat e orës i lëvizin gjithnjë mbrapësht dhe vetëm mbrapësht.

Si arriti Isa Mustafa në majën e Ajsbergut?

Profili i këtij palo politikani është tejet kontrovers. Në vitet 70ta, adhurues i pasionuar “shokut” Tito. Në vitin 1981, ishte ndër “jurishnikët” e parë që i denoi demonstrata që e patën shkatërruar ish Jugosllavinë. Pastaj, për këto “merita”ai avansohët në qeverin e kohës së kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Për ta përfunduar karrierën komuniste jugosllave në kabinetin e kryetradhtarit Rrahman Morina. Pas, rënjes së komunizmit ai përsëri gjendet në qeveri, kësaj radhe pranë qeverisë në rezil(egzil), me ç’rastë rreshtohet kundër Ibrahim Rugovës, të cilit nuk i ipte para as për ta paguar energjinë elektrike. Gjatë, asaj periudhe kohore Ibrahim Rugova, kur bënte vizita në Gjermani, ai refuzonte të takohej me të. Po ashtu vlen të theksohët shpërdorimi i 3 përqindëshit.

Pas lufte kthehët në Kosovë me xhepat e mbushur me DM, të mbledhura nga djersa e mergatës. Dhe kur pritej, një përfundim i karrierës së tij politike, në ndihmë i del Fatmir Sejdiu i cili e nominon për kryetarë të Prishtinës. Me të marrur postin e krytarit të Prishtinës Isa Mustafa, në stilin e tij nga të fryej era, i këthehët krahut të Ibrahim Rugovës Duhët pranuar nuk u mirëprit nga shumë politikanë të LDK-ës, po këti egoisti as që i bënte përshtypje.

“Ujku mbetet ujk”. Nuk vonon shumë, të mirën që i’ja bëri Fatmir Sejdiu,ja këthen me “thikë” pas shpine. Duke e larguar atë si lider i LDK-ës, kuptohet për të ardhur vet. Isa Mustafa po ashtu ka përvojë të bujshme me xhepa. Pas lufte i zbrazë xhepat me DM Zoti e din se në cilat banka i ka deponuar. Pasi, u akomodua si kryetarë i Prishtinës, fitoi një vetëbesim të tepruar, gjëja se ai ishte i pa arritshëm, ku tallej nga distanca me kundër kandidatët se ata i mundë me duar në xhepa. Aq larg shkonte me këtë arrogancë, sa që i injoront në të gjtha debatet me kundër-kanditët. Për fat, nuk vonon shumë, xhepat e Isa Mustafës i’ja shqyejnë Albin Kurti meLVV-ën dhe ish nën kryetarin Shpend Ahmeti, të cilët e përzurën nga Prishtina. Pas kësaj humbje të pa pritur për Isa Mustafën, ai në stilin e vet në vend që të jap dorheqje, e avason vehten në Kryeministër, me ndihmën e Hashim Thaçit.

Që nga ardhja e Isa Mustafës si lider i LDK-ës, i rreshtonte humbjet njërën pas tjetrës , si në serialet filmike, pa asnjë vler. As në shtetet më dikatatoriale një lider i tillë nuk do të mund të mbijetonte. E ka shndërruar LDK-ën si një anije pa kapiten. E cila ngjanë si një anije piratësh, të cilën e kanë stërmbushur me miliarda Euro. Anija politike e LDK-ës, ka këtë ekuipazh: kryepiratin Isa Mustafa, me piratët e pa ngopur Agim Veliun mezi qëndron me paterica politike në Llap, Luto “Fukaraja”(Lutfi Haziri), Haki (tenderi) Rugova, etj. Anijet e ankoruara në porte, para se të dalin nga porti duhet ti marrin koordinatat nga terminali doganorë. Në terminalin doganorë të Kosovës, gjenden bijët e Isa Mustafës dhe devolliçët. Mirëpo këtë terminal doganorë pritet ta fus nën kontrollë Albin Kurti me qeverinë e ardhëshme. Këtu Isa Mustafa nga kjo frigë, alarmon piratët e vet që ta shmangun këtë ndërhyrje. Isa Mustafa, i merr koordinatat nga terminali, ku me piratët e vet ka marrur një lundrim me busullë dhe me koordinata, me ç’rast dëshiron të lundrojnë në polin verior për ti parë ajsbergët të cilat janë mjaftë atraktivë. Për shkakë të ndryshimit drastikë të klimës globale këta ajsbergë po shkrihën me të madhe e që paraqesin rrezik për anijet që gjenden afër. Aty afër gjendet anija politike e Isa Mustafës e cila pritët të fundosët poltikisht, dhe me tendenca për të shkaktuar tërmet politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …