Krimet Serbe ne Kosove

Jetlir Zymberaj: Kosova do t’i ndjek penalisht të gjithë serbët që kanë kryer krime gjatë luftës

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli duke folur për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, ka thënë se zyrtarët aktual të Serbisë s’duhet të flenë kurrë të qetë për këtë arsye. Përmes një postimi në rrjetin social, ai ka thënë se Kosova do t’i ndjek penalisht të gjithë serbët që kanë kryer krime gjatë luftës, nga niveli më i ultë, deri tek ai më i lartë. Sipas tij, tani është koha për t’i sjellë para drejtësisë  kriminelët e luftës. Reagimi i Zyberajt vjen një ditë pasi që ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli bëri të ditur se do të dorëzojnë në prokurori 10 mijë prova për krimet e luftës të kryera nga serbët, të cilat nuk janë përdorur deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …