Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe ajo Policisë së Kosovës, sot do të mbajnë grevë e cila po mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për Pagat. Grevë dyorëshe në arsim është paralajmëruar të mbahet në çerdhe, në universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës, me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave. Ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet grevë e përgjithshme të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, me moton “Presim pagat me Ligjin e ri”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
