Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori

Ministri i MKRS-së Kujtim Gashi, me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori, i ka dërguar Familjes Telegram Ngushëllimi, ku ndër të tjera tha: E nderuara familja Blakçori, lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kantautorit të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh. Irfani u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës së lehtë shqipe. Me kontributin dhe punën e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Padyshim mbetet një nga artistët më prodhimtarë, i cili ka bërë publikun për vete me zërin e tij unik si dhe tekstet e bukura që shkruante. Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës së lehtë shqipe. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Irfan Blakçorit, thuhet në Telegramin e Ngushëllimit të ministrit Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …