Lufti Haziri

Haziri: LDK dhe VV i kanë të hapura shumë tema për bisedime, përfshirë edhe atë për një kryetar konsensusal

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke vazhduar bisedimet për të gjitha modalitetet dhe se ndërmjet dy partive nuk ka marrëdhënie kushtëzimi. Haziri thekson se të gjitha çështjet janë të hapura në tavolinën e bisedimeve, përfshirë edhe çështja e një kryetari konsensusal. Ndonëse të dy partitë kanë deklaruar se kanë arritur të harmonizojnë programin qeverisës, ndarja e disa dikastereve ende është duke u negociuar, ndërkohë që çështja më problematike mbetet pozita e kryetarit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …