IKSHPK apelon qytetarët që ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve duke mos i përdorë mjetet piroteknike

IKSHPK apelon qytetarët që ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve duke mos i përdorë mjetet piroteknike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në prag të festave të fundvitit bën thirrje që qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike.“Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”. “Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, ndihmoni të varfëritë nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. Numër shumë i madh i këtyre mjeteve janë importuar në vendin tonë gjatë këtij muaji, ashtu siç ndodh për çdo vit. Kujtojmë se të hënën ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, u ka kërkuar komunave ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

David Phillips

David L. Phillips: Pa stabilitet institucional, Kosova po humb besimin e partnerëve strategjikë

Profesori amerikan i sigurisë dhe politikës së jashtme, David L. Phillips, ka vlerësuar se kriza …