Avdullah Hoti

Hoti: Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje balancuese, por nuk e di kur do të takohemi më Vetëvendosjen

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë takimi mes kryetarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Hoti shpreson se këto dy parti do të arrijnë marrëveshje deri në datën e konstituimit të Kuvendit. “Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisë sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Shpresoj që deri atëherë të arrijmë marrëveshje”, ka thënë ai. Kujtojmë se më 26 dhjetor është thirrur nga presidenti i Kosovës Mbledhja e parë e Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …